Home / Kosova / Kosova, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kosova, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

 Kosova-sot-në-Këshillin-e-Sigurimit-i-OKB-së-11-524x350Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të diskutuar rreth raportit tremujor për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-Moon, për periudhën 16 prill – 15 korrik.
Në raport, i cili është publikuar në faqen e OKB-së në Internet, veç te tjerash, theksohet se Ban i lavdëron institucionet, entitetet politike dhe popullin e Kosovës, për zgjedhjet paqësore dhe të rregullta të organizuara më 8 qershor, për Kuvendin e Kosovës dhe për pjesëmarrjen e entiteteve politike serbe të Kosovës dhe votuesit në pjesën veriore të Kosovës.
Më tej, cituar nga Radio Evropa e Lirë, ai ka theksuar se negociatat paszgjedhore, që kanë pasuar, “kanë përfaqësuar një tjetër test të rëndësishëm të pjekurisë politike të institucioneve të Kosovës dhe konkludimi i tyre efikas është esencial, në mënyrë që udhëheqja e re në Prishtinë të mund të vazhdoje në mënyrë ekspeditive për t’i shqyrtuar sfidat kryesore, përfshirë reformën e sistemit zgjedhor dhe dialoguin politik me Beogradin”.
Kosova, sot në Këshillin e Sigurimit i OKB-së  (2)Sipas njoftimeve në Prishtinë, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimet Kosovën e përfaqëson ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Në seancën e kaluar, në 27 maj, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare të OKB-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e ri, ndërsa ka theksuar progresin, suksesin e përbashkët, bashkëpunimin dhe perspektivën evropiane edhe të gjithë rajonit. Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published.