Keshilla

Çfarë nuk duhet të bëni kur zgjoheni

Mënyra se si e nisni ditën ndikon në të përditshmen tuaj. Nëse e nisni pa energji ditët tuaja do të jenë joproduktive, dhe ndoshta jeni duke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit. The Independent na rrëfen se çfarë nuk duhet të bëjmë.

Mos e shtyni alarmin e zgjimit për më vonë
Specialistët e gjumit thonë se të shtysh për më vonë zilen e zgjimit nuk është një ide e mirë. Fakti është që sa herë që e shtyni zilen për më vonë ju flini sërish, dhe hyni në një cikël gjumi që sdo të mund ti jepni fund. Dhe kur zgjoheni pastaj ndiheni vërtetë të lodhur dhe përtac.

Mos qëndroni në shtrat kur zgjoheni
Kur zgjoheni shtriqni këmbët dhe duart, ndërkohë që jeni ende në krevat. Sa më shumë shtriqeni, më të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke qëndruar në krevat janë më të stresuar dhe të përgjumur gjatë ditës.

Asnjëherë mos kontrolloni e mailin sa hapni sytë
Kontrolli i postës elektronike ju shpërqëndron nga gjërat e rëndësishme që ju duhet të bëni. Fokusohuni në veprime produktive në vend që të endeni në email.

Rregulloni krevatin
Duket e pamundur por të rregulloni shtratin rrit produktivitetin për pjesën tjetër të ditës. Për më tepër, rëndësia e këtij zakoni është hapi i parë që ndihmon në krijimin e zakoneve të mira që duhen kryer.

Mos pini kafe
Nëse jeni nga ata që pijnë një filxhan kafe për tu zgjuar, duhet të mendoheni mirë për këtë zakon. Mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, trupi ynë prodhon një sërë hormonesh rregulluese për energjinë të quajtur cortisol. Nëse pini një kafe para orës 9.30, trupi juaj do të reduktojë prodhimin e cortisol dhe do të keni më pak energji.

Mos u zgjoni në errësirë
Ora e brendshme e trupit tonë është e ndjeshme ndaj dritës dhe errësirës. Nëse zgjoheni me dritë të ulët, truri juaj është konfuz dhe ndiheni të përgjumur. Hapni perdet dhe nëse edhe jashtë është errësirë për tu zgjuar, thjesht ndizni një dritë të fortë.

Zakonet janë gjithçka
Sipas shkencëtarëve vullneti juaj është i kufizuar dhe nëse e shpenzoni duke bërë gjëra të vogla në mëngjes, do të keni më pak energji gjatë ditës. Fokusohuni në përgatitjen tuaj, dhe krijoni rutinën që ju lejon të lëvizni në “mënyrë automatike” në mëngjes duke ruajtur rezerva vullneti për pjesën tjetër të ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button