Maqedonia

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale të Maqedonisë kanë rënë

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale vendore për tregun e jashtëm kanë rënë për 0.5% në shtator, në nivel mujor, ndërkaq 0.2% në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), çmimet shitëse në gusht janë ulur në sektorin e xehetarisë dhe gurthyesëve, për 5.3%, por nuk ka ndryshime në sektorin e industrisë së përpunimit.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ulje të çmimeve ka në xehetari dhe gurthyese, për 5.8%, dhe industrinë e përpunimit, për 1.6%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button