Maqedonia

Programi i shënimit të Ditës së Alfabetit në Manastir

Manifestimi me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip do të mbahet në Manastir në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi sekretari shtetëror në Ministri, Behixhudin Shehapi, i cili tha se sivjet për dallimet nga vitet e mëparshme presin spektakël më të madh.

“Më 22 nëntor në Qendrën për kulturë në Manastir do të mbahet gala koncert i virtuozit të violinës Shkëlzen Doli nga Filarmonia e Vjenës dhe Orkestra e Universitetit të Tiranës ‘Ibrahim Madhi’ nën dirigjimin e të njohurit Olsi Qinanit”, theksoi Shehapi.

Theksoi se paraprakisht në orën 16:30 në kuadër të IK Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir do të hapet Dhoma përkujtimore e Komisionit të alfabetit, në të cilën do të prezantohen 11 anëtarët e tij të cilët në vitin 1908, siç tha, kanë vendosur për këtë alfabet të ri të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në kuadër të projektit qeveritar janë shpenzuar 7,9 milionë denarë që të rinovohen hapësirat e brendshme gjegjësisht Dhoma përkujtimore me sigura nga silikoni të 11 anëtarëve të Komisionit, i cili e ka marrë këtë vendim historik shumë të rëndësishëm për shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjtihë botën. Më 19 nëntor për herë të parë do të hapen hapësirat e rinovuara në Muze për vizitorët”, deklaroi Shehapi.

Potencoi se se pardje në Qendrën për kulturë në Manastir është mbajtur koncert i muzikës shqiptare popullore dhe të komponuar të re me këngëtarë të njohur.

Më 21 nëntor, shpjegoi, organizojmë manifestim me rastin e kësaj dite të rëndësishme dhe të gjithë librat e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe të botuara nga ana e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, do t’u ndahen 10 bibliotekave në Maqedoni.

Theksoi se vazhdimisht çdo vit bëjnë përpjekje maksimale që manifestimi ta ketë atë dimension të cilin e meriton dhe me organizim të solemnitetit dhe intervenimit të tyre në Muzeun e Alfabetit Shqip.

“Këtë vit e përfunduan enterierin, realizuam projekt qeveritar, institucionet tona përgatitën projekte për eksterierin. Mjete të mëdha presim nga IPA projektet të bashkësisë evropiane të cilët konfirmuan se në vitin 2017 do të fillojmë me rinovimin e jashtëm. Jemi në marrëveshje edhe me pronarin e dy dyqaneve të cilët ndodhen në përdhesë gjegjësisht në afërsi të portës së hyrjes të shpërngulen dhe ne nga Ministria t’i marrim me qira derisa nuk zgjidhet problemi me hapësirat e reja”, shtoi Shehapi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button