PolitikaPresidenciale

Presidenca “shantazhon” qeverinë për buxhetin: Padi në Kushtetuese

Institucioni i Presidenti u ankua para Komisionit të Ligjeve  dhe kritikoi qeverinë përsa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri, kërkoi 20 milionë lekë shtesë në buxhetin e Presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.

Në mbrojtje të presidentit doli Partia Demokratike, por dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Nga një llogaritje të shpejtë që bëra, behët fjalë për shuma të vogla, të cilat duhet të pranohen të jenë në buxhetin e Presidencës”, tha Petrit Vasili

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua dhe buxheti për drejtësinë, ku ministri Ylli Manjani, ishte i kënaqur me shifrën e akorduar, por kërkoi rritje pagash për policët e burgjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button