Arte

Saimir Pirgut i ndahet çmimi i njohur operistik në Itali

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu – i cili me zërin e vet ka pushtuar skenat më të njohura të muzikës operistike në botë – është vlerësuar me çmim që ndahet për zërat e shquar të botës operistike në Itali.

Pirgu, të dielën, në skenën e “Verona Philarmonic Theatre” ka pranuar çmimin “Verona Opera Prize”, që është themeluar para pesë vitesh nga “Zenatello Giovanni” dhe “Giuseppe Verdi.” Fitues të mëhershëm të këtij çmimi janë emrat e njohur të botës operistike, Fiorenza Cedolins, Hui He, Francesco Meli dhe Marco Berti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lajmin e ka bërë publik vetë Pirgu nëpërmjet rrjeteve sociale. E në media italiane, lajmi për nderimin që i është bërë Pirgut, është shoqëruar edhe me një biografi të shkurtër të tenorit…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button