Home / Parlamentare / KE: Negociatat me Bashkimin Europian varen nga Vettingu

KE: Negociatat me Bashkimin Europian varen nga Vettingu

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha doli sot në një konferencë të përbashkët me drejtorin për zgjerim në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Zyrtari i KE-së tha se çelja e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian varet nga vendimi i vendeve anëtare të Unionit, duke kujtuar se procesi i Vettingut është pika kryesore.

“Pikë kyçe është zbatimi i ligjit për vettingun. KE e bëri të qartë se cilat janë pritshmëritë nga Shqipëria. Dëshirojmë të shikojmë vazhdimësi të punës për zbatimin e reformave. Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për reformat”, tha drejtori për zgjerimin në KE.

Ndërkohë Gjosha u shpreh se rekomandimi duhet të shërbejë për vazhdimin e dialogut.

Ministrja tha se duhet të shikohet me kujdes dhe t’i kushtohet vëmendje çdo rreshti të raportit.

“Raportin ta konsiderojmë si nxitësin më të mirë për të vazhduar punën e nisur. Dhjetori të shënojë nisjen e një kapitulli të ri për vendin tonë”, tha Gjosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.