Te ndryshme

Firma kineze u vonon rrogat punonjësve, arsyeja do ju habisë

Një firmë kineze ka vonuar rrogat e punonjësve vetëm që ata të kursenin! Duket e pabesueshme, por data 11 nëntor në Kinë është “Dita e Beqarëve”, një festë relativisht e re, por që në pak kohë është bërë pjesë e kulturës vendase.

Një ditë ku në Kinë bëhen shitje marramendëse, ndërsa faqet online kanë bum shitjesh madje edhe thyerje rekordi. E tillë është faqja Ali Baba, e cila bëri 18 miliardë dollar shitje për një ditë.

Kështu, pronari i një firme kineze mesa duket ka menduar për punonjësit e tij dhe ua ka vonuar rrogat. Është firma kineze nga Chionging ajo që ngriti debate rreth vendimit të saj për t’ua shtyrë rrogat punonjësve pas datës 11 nëntor, e cila normalisht merret me datë 10 të çdo muaji.

Në këtë mënyrë punonjësit e kësaj firme s’do i bënin paratë “rrush e kumbulla” ditën e beqarëve, por do i ruanin për nevojat e tyre reale.

Madje, sipërmarrësi i firmës tha për gazetarët se kishte vënë re se shumë punonjës të tij kishin bërë gati një listë me gjërat që donin të blinin me datë 11 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button