roze

Miley Cyrus tashmë ka një konkurrente të fortë

Duket se motra më e vogël e Miley Cyrus është gati të konkurrojë seriozisht këngëtaren. 16-vjeçarja ka bërë debutimin e karrierës së saj muzikore, duke publikuar këngën e saj të parë “Make Me (Cry)”.

Ajo e ka publikuar këtë këngë mëngjesin e sotëm më ndihmën e yllit britanik, Labrinth, i cili e ka prodhuar këtë projekt muzikor, në të cilin këndon edhe vetë.

Përflitet se adoleshentja ambicioze ka firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike “Universal Music Group”. Nuk dihet nëse edhe Noah do të ndjekë rrugë e motrës së saj sa i përket performancave provokuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button