Home / roze / Zonja e Parë e Estonisë kapet mat ( Foto )

Zonja e Parë e Estonisë kapet mat ( Foto )

foto2Javën e ardhshme, Evelin Ilves nuk do të shoqërojë bashkëshortin e saj, presidentin e Estonisë Toomas Hendrik Ilves, në një vizitë zyrtare në Norvegji.

Në shtetin që ka 1.3 milionë banorë, Zonja e Parë ka përfunduar në qendër të një skandali që është publikuar nga një revistë vendase ku bjondja 46-vjeçare puthet me një djalë misterioz.

Në këto ditë jeta e familjes presidenciale të Estonisë është goditur rëndë nga kjo foto dhe videoja që ka publikuar revista “Kroonika”, ku Zonja e parë puthet dhe përqafohet me një djalë rreth të 30-ave.

Ata janë fotografuar në një lokal nate, ku të dy kanë qëndruar dhe kërcyer deri rreth orës 5 të mëngjesit dhe më pas janë larguar bashkë, shkruan “Kroonika”. Në ato momente kreu i shtetit, bashkëshorti i Evelin, ndodhej në rezidencën presidenciale në Talin.

Pas publikimit Evelin është larguar së bashku me vajzën për në Nju Jork. Nëpërmjet profilit të saj në Facebook ajo ka kërkuar falje për të gjithë ata që janë ndjerë të ofenduar dhe të lënduar.

“Jam duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetën time”, ka thënë Evelin. Ndërsa disa faqe e kanë identifikuar djalin në foto si Vincent Aranega, një “playboy” i diskotekës dhe që gjatë ditës punonte si IT.

Media estoneze thotë se çifti presidencial kishte një periudhë kohe që nuk shkonte mirë. Dhe sipas tyre, edhe presidenti ka patur lidhje jashtëmartesore.

Toomas Hendrik Ilves, 61 vjeç, që prej vitit 2006 president i Estonisë dhe Evelin Int-Lambot ishin të martuar prej 10 vitesh dhe kanë një vajzë 11 vjeçe.

Zonja e Parë e Estonisë kapet mat

Leave a Reply

%d bloggers like this: