Maqedonia

Maqedonia dhe Serbia bashkëpunojnë në sferën e tatim-taksave

Bashkëpunimi i Drejtorive të të ardhurave publike të Maqedonisë dhe Serbisë do të vazhdojë përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive, si edhe puna e përbashkët në zbatimin e politikave tatimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu u zotuan në Beograd, drejtorët e institucioneve të tatimeve të Maqedonisë dhe Serbisë, Anastasija Ilieska dhe Dragana Markoviq.

Drejtorët kënë diskutuar për aktivitetet e tanishme që i zbatojnë të dy drejtoritë, synimet strategjike të përpiluara dhe procesin e modernizimit të administratës tatimore, me theks të posaçëm në projektet që janë në fazë të realizimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button