Maqedonia

Jolevski – Heritage: Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të besueshme

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ka realizuar takime në SHBA, me përfaqësuesit e fondacionit ”Heritage”, McCain Institutin për Lidership dhe me përfaqësues të fondacionit Truman për siguri kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto takime është diskutuar për suksesin e Maqedonisë në përballjen me krizën e migrantëve dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë drejtim.

Siç njofton Ministria e mbrojtjes, bashkëbiseduesit janë përqëndruar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, që duhet të jenë korrekte dhe demokratike, për ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

Pas këtyre takimeve, ministri Jolevski është nisur për në Kanada, ku do të merr pjesë në forumin që i kushtohet krizës së migrantëve dhe ndikimit të kësaj krize në Ballkanin Perëndimor, BE dhe në NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button