Home / Sporti / Kampionia e Botës mbërrin në Kosovë

Kampionia e Botës mbërrin në Kosovë

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, ka mbërritur në Kosovës. Xhudistja pejane në Aeroportin ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i sporti Memli Krasniqi.

majlinda_kelmendi

Majlinda Kelmendi ka mbërritur në Kosovës, pasi u stolis me medaljen e artë në Kmapionatin Botëror të xhudos, i cili u mbajttë në Rusi.

Xhudistja pejane në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i sporti Memli Krasniqi.

Kurse, rreth orës 20 : 30 ekipi do të pritet nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.

Me këtë rast, Majlindës dhe trajnerit të saj, Driton Kuka do t’i ndahet edhe shpërblimi shtetëror për medaljen e fituar.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që Arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi shpërblehet me 40 mijë euro, e trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijë euro.

Pas kësaj, rreth orës 21:00 Majlinda dhe ekipi i saj, me përcjellje shtetërore, do të niset për në qytetin e saj të lindjes, Pejë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: