Maqedonia

Jakimovski: Zaevi, tradhëtari i paparë në histori

Kryetari i Opcionit qytear për Maqedoni (OQM), Stevçe Jakimovski, vlerësoi sot se për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, zgjedhjet kanë përfunduar, qysh prej ditës së deklarimeve të tij në Bern, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Jakimovskit, Zaevi ka hequr dorë nga Maqedoni dhe se me deklaratën e tij, ka kryer një tradhëti të paparë historike, ndërkaq konsideron se që nga viti 1945, askush nuk ka dhënë ndonjë tezë më të rrezikshme për popullin maqedonas, gjuhën dhe kulturën.

Jakimovski është treguar i ashpër me Zaevin pas deklaratave të këtij të fundit se ”nuk mund të jenë të gjithë të këqinj përreth nesh, e ne të jemi më të mirët. Nëse të gjithë janë të hidhëruar me Maqedoninë, problemi është te Maqedonia”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button