Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Të përfshirët në aferën e përgjimeve duhet të tërhiqen nga zgjedhjet

Lidhja Demokratike ka reaguar pas konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ku u publikuan të dhënat për lëndën e re hetimore ”Shënjestra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast LD-ja kërkon përgjegjësi dhe tërheqje prej procesit zgjedhor, nga të gjithë ata që janë të përfshirë në aferën e përgjimit të qytetarëve.

Nga kjo parti theksojnë se me zgjedhjet nuk mundet dhe nuk do të mund që të fshihet shkelja e të drejtave të qytetarëve dhe e kriminalitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button