roze

Dua Lipa, këngë me Sean Paul

Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim. Këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku lajmëron bashkëpunimin me Sean Paul.

Kënga do të dalë për të gjithë fansat e të dy artisteve të premten ndërsa mban titullin “No Lie”.

“Kam bërë një këngë me Sean Paul, e cila publikohet ditën e premte. “No Lie” po pres me padurim që ta dëgjoni”, shkruan bashkangjitur videos krenaria shqiptare.

Deri më tani Dua Lipën e kemi parë në projekte “solo”, prandaj fansat e këngëtares shqiptare mezi po presin projektin më të ri të saj që vjen në bashkëpunim me artistin me famë botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button