Rajoni

Kornelia Ninova: Partia Socialiste Bullgare nuk do të marrë pjesë në kabinetin teknik

Presidenti Rosen Plevneliev po i vazhdon konsultimet me grupet parlamentare në Kuvendin e 43 Popullor pasi u votua dorëheqja e qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. “Në qoftë se na dorëzojnë mandat, ne do ta kthejmë. Nuk do të marrim pjesë në qeveri. Duhet të organizohen sa më shpejt zgjedhje parlamentare.” Këtë e deklaroi liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova gjatë konsultimeve midis partisë dhe Presidentit. Plevneliev e përshëndeti Ninovën për rezultatin e lartë të Partisë Socialiste Bullgare në zgjedhjet presidenciale. Dje ai zhvilloi konsultime me GERB. Pritet që javën tjetër Presidenti të takohet me forcat e tjera politike të paraqitura në Parlament.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button