Maqedonia

Asambleja Parlamentare e KE-së me mision parazgjedhor në Maqedoni

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i përbërë prej gjashtë anëtarëve, ndërsa i udhëhequr nga Stefan Shenah (Austri), do të realizojë vizitë parazgjedhore në Maqedoni më 21 dhe 22 nëntor që të bëjë vlerësim të fushatës parazgjedhore dhe klimës politike para zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor, 2016 , njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Delegacioni i APKE-së, sipas kumtesës së lëshuar nga Strasburgu, pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Bisedimet gjithashtu, janë paraparë me përfaqësues të partive politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje, kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të prokurorisë speciale, si dhe shumë anëtarët të trupit diplomatik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

APKE zgjedhjet më 11 dhjetor do t’i ndjek me delegacion prej 25 anëtarëve, pas ç’ka do të përpiloje raport i cili do të prezantohet në hapjen e sesion parlamentar në janar të viti 2017.

Anëtarët e delegacionit parazgjedhor të APKE-së, i përfaqësojnë grupet politike të asamblesë panevropiane. Krahas shefit Stefan Shenah (Austri), gjenden edhe Egdijus Vareikis (Lituani), Krisitna de Pejtor (Itali), Suat Onal (Turqi), Matjazh Hanzel (Slloveni) dhe Valeriu Gileçi (Moldavi) përndryshe raportuesi i APKE-së për post vëzhgim të dialogut me Republikën e Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button