Home / Sporti / Të drejtat televizive të futbollit turk 500 milionë dollarë

Të drejtat televizive të futbollit turk 500 milionë dollarë

Ka përfunduar tenderi për të drejtat televizive të superligës dhe ligës së parë turke. Të drejtat televizive për një vit i ka fituar Digiturk me një shifër prej 500 milionë dollarë.

Ceremonia e tenderit është zhvilluar në Riva, në qendrën stërvitore të skuadrave kombëtare Hasan Doğan.

Në këtë ceremoni është përcaktuar grupi mediatik i cili do të ketë të drejtën televizive për Superligën turke dhe ligën e parë (TFF) gjatë pesë viteve. Tenderin e fitoi firma Digiturk e cila do të paguajë 500 milionë dollarë në vit plus TVSH-në.

Digiturk krahas transmetimit të ndeshjeve brenda Turqisë, ka marrë të drejtat e transmetimit edhe për shitjet jashtë vendit, radiove, përmbledhjet e ndeshjeve, si dhe shitjet në versionin mobile.

Ndërkohë që Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Yıldırım Demirören deklaroi fituesin tha se grupi mediatik Digiturk, do të japë një kontribut prej 3 miliardë dollarësh për futbollin turk në 5 sezone.

Leave a Reply

%d bloggers like this: