Kronika

Ekzekutimi i Neglert Patës, autorët kishin ditë që e survejonin

Nuk ka ende asnjë autor ekzekutimi i Neglert Patës, 34-vjeçarit nga Tepelena mesditën e 20 nëntorit në aksin rrugor Fier–Seman.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pamjet filmike të tre bizneseve që janë pranë vendit të ngjarjes.

Gjithashtu në mjetin e gjetur të djegur 3 km larg vendit të krimit, në fshatin Zhupan janë gjetur edhe dy armë të cilat së bashku me gëzhojat janë dërguar në laborator të kriminalistikës për ekspertizë të detajuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima dhe i plagosuri kishin ditë që mbaheshin në survejim nga autorët e ngjarjes.

Viktima dhe i plagosuri kishin 24 orë në Fier dhe një natë kishin fjetur në një hotel në Fier.

Lëvizjet e tij kanë qenë të kontrolluara më së miri nga autorët e dyshuar që mendohet të jenë rreth 4 persona, pohuan burime nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button