Home / Bota / Amerika / Do të tentojë sërish? E ardhmja e Hillary Clinton pas humbjes

Do të tentojë sërish? E ardhmja e Hillary Clinton pas humbjes

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe Hillary Clinton-it iu desh te hiqte dorë nga  ëndrra e saj për t’u bërë presidente, raporton  ‘New York Post’.

Ish Sekretarja e Shtetit dha një diskurs modest të mërkurën dhe tha me lot në sy: “Kjo dhemb dhe do të vazhdojë të dhemb për një kohë të gjatë”.

Disfata e dytë e Hillary Clinton në përpjekjen e saj për të arritur Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë edhe lamtumira e fundit për një familje që ka qenë “dinastia demokratike” për gati tre dekada.

“Askush nuk dëshiron të vazhdojë të shohë dikë me mbiemrin Clinton”, ka thënë një burim i partisë Demokratike për gazetën.

“Bota e Clinton-ëve ka mbaruar”, tha një tjetër përkrahës, duke vënë në dukje se në qoftë se Hillary u ndal nga Barack Obama në zgjedhjet paraprake të vitit 2008 dhe më pas nga Trump në zgjedhjet e vitit 2016,  “nuk ka asnjë mundësi që të marrë pjesë sërish në zgjedhjet e tjera”.

5831038ac3618889738b4592

Sipas mediave, edhe pse është e paqartë nëse Clinton do të tërhiqet vetë nga skena politike kombëtare, apo do të refuzohet nga partia e saj, largimi nga politika do të jetë i mirëpritur nga shoqëria amerikane. Duhet përmendur se Hillary Clinton do të jetë 73 vjeçe nëse përpiqet të marrë pjesë në zgjedhje brenda katër vjetësh.

Sipas ‘New York Post’, mosha e saj dhe fakti se e ka provuar tashmë dhe ka dështuar dy herë për të arritur Shtëpinë e Bardhë bënë që mbështetësit të pranojnë se kjo ishte fushata saj e fundit.

“Qëllimi i saj do të jetë të mbetet si dikush me rëndësi në skenën ndërkombëtare, por karrierës politike po i vjen fundi”, tha një tjetër burim pranë Clinton i cituar nga ‘New York Post’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: