Ekonomia

Firmat financiare “Jo banka” përqëndrojnë kredidhënien tek tregtia dhe shërbimet

kartmonedha-526x350Struktura e portofolit financiar të subjekteve financiare jobanka (FJB) vijon e përqendruar tek financimet për biznes, ku kryesojnë sektorët si tregtia me 30%, në bujqësi me 11.8% dhe për të tjerët, vetëm me 14.6%.

Në subjektet kredidhënës dhe të mikrokredisë kryesojnë në 60.1% financimet në lek, ndërsa për qeranë financiare dominon portofoli me valutën e huaj, euro dhe usd kryesisht në masën 98.5% të rasteve.
Vjet, sipas raportimeve të Bankës së Shqipërisë, subjektet financiare Jo banka ulën kreditimin për ekonominë dhe portofoli i kredive u ul me 1,8% ndaj vitit 2012. Të grupuara sipas veprimtarisë financiare, subjektet kredidhënëse dhe institucionet financiare të mikrokredisë rritën vjet portofolin e kredisë bruto me 684 milionë lekë, ulën  aktivitetin e qirasë financiare, ndërsa portofoli faktoring vijoi në nivele minimale.
Institucionet financiare jobanka, sipas veprimtarive financiare që kryejnë, janë ato të kredidhënies, ku futen Fondi Besa sh.a, NOA, Shoqëria e parë financiare e zhvillimit (FAF), “Tranzit”. Në fushën e mikrokredisë veprojnë: “VisionFund Albania”, “Capital Invest”, ato të qirasë financiare si: “Raiffeisen Leasing”, “Tirana Leasing”, “Credins Leasing”,  “Landeslease”, “Fin-al”, “Porsche Leasing”, për ofrimin e shërbimit të pagesave dhe transferimit të parave si: “Posta Shqiptare”, “Unioni Financiar i Tiranës”, “Ak-Invest”,  “Easypay”, “M-pay”.
Në veprimtarinë financiare, faktoring, punojnë firmat: “Albanian Factoring Services (AFS)”, “Omnifactor”, “Profactoring Albania”. Tregu potencial për këtë sektor financiar llogaritet në 200 milionë euro, ndërsa sot qarkullohet rreth 10 milionë euro/vit. , sipas aktorëve të tregut. Për factoring në Shqipëri ka rritje të kërkesës për shkak të rritjes së vazhdueshme të sektorit privat që nga viti 1991 dhe rritjet natyrale pozitive të ekonomisë. Në veçanti SME-të shihen tregu më i madh për këtë shërbim financiar, pasi karakterizohen nga norma të larta rritjeje dhe kërkesë për likuiditete.
Gjithashtu, në treg për veprimtari financiare në shërbimet këshilluese, ndërmjetësuese e të tjera për këmbimin valutor, operon firma “Platinium Investment”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button