Te ndryshme

Sekreti i errët që fsheh një ndërtesë në zemër të Nju Jorkut

Numri 33 i Thomas Street në lagjen njujorkeze të Manhatanit, ka intriguar për vite shumë banorë, që nuk kanë mësuar kurrë se çfarë fshihet pas mureve të kësaj ndërtese misterioze me 29 kate.

Sipas informacioneve të publikuara nga Edward Snowden  dhe ish-punonjësve të kompanisë “AT&T”, bëhet fjalë për një qendër të fshehtë të Agjencisë të Sigurimit Kombëtar të SHBA (NSA) për të përgjuar telefonatat ndërkombëtare dhe trafikun e internetit, si dhe për të ruajtur një regjistër të këtyre përgjimeve nw 38 vende.

Emri me të cilin është pagëzuar ndërtesa është TITANPOINTE, sipas “The Intercept”. Ndërtesa pa dritare praktikisht është e vetmja në distriktin e Manhattanit që nuk ndriçohet natën. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1969 dhe përfundoi në vitin 1974. Sipas të dhënave zyrtare, ndërtesa i përket kompanisë “AT&T” dhe e përdor filiali i saj “Neë York Telephone Company”.

Bashkëpunimi mes “AT&T” dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare njihet prej kohësh, por informacioni mbi objektet që përdoren për qëllime të tilla nuk njihet publikisht. Sipas dokumenteve të publikuara, një nga objektivat e TITANPOINTE është  përgjimi i komunikimeve.

Në çatinë e ndërtesës ka disa antena satelitore, dhe sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Federal të Komunikimeve, numri 33 Thomas Street është i vetmi vend në Nju Jork, ku “AT&T” ka një licencë për të vendosur stacionet satelitore.

Në mes të viteve 1970, Agjencia e Sigurisë Kombëtare filloi një program për të monitoruar komunikimet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë BE, OKB, Bankën Botërore, Bankën e Japonisë dhe 38 vende, si Meksika, Brazili, Franca dhe Gjermania.

Programi mbeti aktiv deri në mes të vitit 2013 dhe ishte një nga burimet kryesore të të dhënave të përditshme për Shtetet e Bashkuara, sipas dokumenteve të publikuara nga Snowden. Sipas arkitektit të qiellgërvishtësit, John Carl Warnecke, ndërtesa fillimisht mbante emrin e koduar X Project.

Ndërtesa është projektuar për të ruajtur të paprekura linjat telefonike të SHBA-së dhe për t’i rezistuar një sulmi bërthamor sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Në rrethana ekstreme, rrokaqielli do të bëhej një qytet autonom. Aty ruhen miliona litra karburant për të mbajtur funksionimin e gjeneratorëve dhe ujë dhe ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer 1.500 njerëz për dy javë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button