Home / Parlamentare / Emërohet ambasadori i përkohshëm i Kosovës në Tiranë

Emërohet ambasadori i përkohshëm i Kosovës në Tiranë

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Kosovës bën të ditur se Sylë Ukshini, aktualisht këshilltar ministri, është caktuar të shërbejë nga sot si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Këtë detyrë, siç merr vesh Koha.net, ai do ta ushtrojë deri në emërimin e ambasadorit të ri, sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm.

Ambasadori i deritanishëm i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë kohë më parë, pas kandidimit për kryetar të Komunës së Drenasit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: