Bota

Abdallah: Perëndimi është shënjestra e radhës e xhihadistëve

ee345-525x350Mbreti Abdallah i Arabisë Saudite paralajmëroi vendet perëndimore se do të jenë shënjestra e radhës, nëse nuk do të ketë një reagim të shpejtë.

I cituar sot nga e përditshmja saudite “Asharq al Awsat” dhe kanali televiziv “Al Arabiya”, sovrani saudit theksoi se “terrorizmi nuk njeh kufij dhe rreziku i tij mund të prekë shumë vende jashtë Lindjes së Mesme”.

Mbreti Abdallah, që u shpre dje përpara ambasadorëve të rinj të akredituar në Arabinë Saudite, mes të cilëve edhe ai i SHBA-së, një aleat i Riadit, shtoi se “mosreagimi përball këtij fenomeni është i papranueshëm”.

Sipas “Asharq Al Awsat”, sovrani saudit nxiti vendet e tjera që të bashkohen me grupin Antiterrorist në OKB, ku Arabia Saudite përfitoi nga një fond prej 100 milionë dollarë për të zhvilluar këtë organizatë, të krijuar në vitin 2011 për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja të terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button