Home / Rajoni / Maqedonia / Minoski: Zonat zhvillimore rurale do të tërheqin investues

Minoski: Zonat zhvillimore rurale do të tërheqin investues

Vendet e banuara si Vevçani do të kenë benefit të madh për tërheqjen e investuesve përme projektit zona zhvillimore rurale, vlerësoi sot ministri i Financave Kiril Minoski para vizitës në komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Financave dhe Qeveria, theksoi, kanë agjendë ambicioze për periudhën e ardhshme, ndërsa qëllimi është nxitja e zhvillimit ekonomik lokal dhe përmirësimin e kushteve për krijimin e biznesit në këtë pjesë të shtetit.
Ai shfaqi kënaqësi që pushteti vendor në Vevçan ka bërë shumë për përmirësimin e kushteve për jete të qytetarëve në këtë pjesë të shtetit.

Kryetari i komunës së Vevçanit Cvetomir Ugrinovski informoi se e ka njoftuar ministrin për projektet e realizuara dhe ato vijuese në komunë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: