roze

Gigit i duhet të kërkojë falje

Gigi Hadid është detyruar të kërkojë falje pasi imitoi Melania Trump në America Music Awards, dhe u përball me një lumë kritikash.

Modelja 21-vjeçare, i ati i së cilës është një palestinezo-amerikan dhe e ëma hollandeze e rritur në Amerikë, u akuzua për ‘raciste’ për disa përshtypje të saj për bashkëshorten e Donald Trump.

Teksa drejtonte edicionin e 44-rt të eventit, Hadid imitoi atë që do të bëhet Zonja e Parë e SHBA, duke folur një anglishte me theks slloven, duke iu referuar akuzave për plagjaturë që i janë bërë më herët znj. Trump.

“Kjo është përshtypja ime për Melania Trump. Unë i dashuroj bashkëshortin tim, Barack Obama dhe fëmijët tanë, Sasha dhe Malia”, tha Gigi duke shkaktuar të qeshura tek audienca.

Por pas kritikave të shumta, Gigit iu desh të kërkonte falje në një postim të gjatë në Twitter. Ajo thotë se ka bërë shaka “me humor të mirë” dhe “jo tendencioz”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button