Home / Bota / Amerika / Në ujin e pijshëm zbulohet ameba vdekjeprurëse që ushqehet me trurin e njeriut!

Në ujin e pijshëm zbulohet ameba vdekjeprurëse që ushqehet me trurin e njeriut!

n-euml-ujin-e-pijsh-euml-m-zbulohet-ameba-vdekjeprur-euml-se-q-euml-ushqehet-me-trurin-e-njeriut-video_hdAmeba Naegleria Fowleri është gjetur në tri qytete amerikane: Reserve, Garyville dhe Mt Airy.

Kjo amebë gjendet në ujërat e ngrohta, si pellgje, lumenj dhe liqene, ndërsa mund të shkaktojë infeksion vdekjeprurës nëse futet në trup përmes hundës dhe nëse zhvillohet në qelizat e nuhatjes prej nga ushqehet pastaj me indet e trurit, transmeton Telegrafi.

Pasi shumohet shkakton migrenë, temperaturë dhe ngurtësi në muskujt e qafës. Zhvillimi i mëtejshëm i sëmundjes përfshin deliriumin, sulmin në tru, komën dhe vdekjen.

Nuk ka raporte për vdekje në këto tri qytete, por më 2011 një fëmijë nga kjo vdiq në New Orleans dhe më 2013 një fëmijë në Mississippi dhe një tjetër në Florida.

Leave a Reply

Your email address will not be published.