Home / Parlamentare / Genta Sula propozohet në krye të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

Genta Sula propozohet në krye të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka propozuar kandidaturën e Genta Sulës për kryetare të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Kandidatura e saj pritet të votohet në Parlament.

Ndërkohë opozita nuk ishte e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Të enjten e kaluar Kuvendi votoi vetëm me votat e mazhorancës anëtarët  në autoritetin për informimin me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Genta Sula u votua javën e kaluar si anëtare e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Javën e kaluar në Kuvend u votuan:

-Daut Gumenin, i cili mbështetet nga Shoqata e të Përndjekurve politik

-Simon Mirakën e mbështetur  nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

-Altin Hoxha i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim

-Maringlen Kasmi i mbështetur nga Partia Socialiste

Gentjana Sulaj e mbështetur nga Këshilli i Ministrave

Leave a Reply

Your email address will not be published.