Te ndryshme

5 tregues që përballë keni një psikopat

Edhe pse sipas klisheve psikopatët janë njerëz me sjellje asociale, nuk është gjithmonë kështu. Këta njerëz mund të jenë profesionistë të respektuar, por nuk janë në gjendje të ndjejnë dhembshuri ose keqardhje, shpesh gënjejnë dhe dinë si të manipulojnë njerëzit. Për të përcaktuar nëse jemi përballë një psikopati, shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë gjetur një sërë treguesish pak a shumë të qartë që lejojnë identifikimin e tyre.

  1. Profesioni

Një psikolog i Universitetit të Oksfordit kreu një studim anonim në Britaninë e Madhe që tregoi se në shumicën e rasteve psikopatët zhvillonin një nga profesionet ose pozicionet e mëposhtme:

Drejtor

Avokat

Punonjës në mediat e komunikimit

Specialist shitjesh

Kirurg

Gazetar

Polic

Famullitar

Kuzhinier

Zyrtar

Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga një njoftim për shtyp i psikologut australian Nathan Brooks. Sipas dokumentit, 21% e drejtuesve të lartë në Australi janë psikopatë.

  1. Zgjohen vonë

Një hulumtim i Western Sydney University (Australi) paralajmëron se shumica e psikopatëve zakonisht zgjohen vonë, sepse preferojnë momentet më të errëta të ditës, kur të tjerët janë më vulnerabël.

  1. Nuk e hapin kurrë gojën (hapja e gojës për gjumë)

Kohëzgjatja e hapjes së gojës ka një lidhje të drejtpërdrejtë me empatinë, një ndjenjë që nuk e karakterizon një psikopat, sipas një hulumtimi  të kryer në SHBA. Për këtë arsye ka pak gjasa që psikopatëve “t’u ngjitet” hapja e gojës së të tjerëve.

  1. Preferojnë ushqimin e hidhur

Në 2015-ën shkencëtarët në Universitetin e Insbrukut në Austri,  zbuluan se psikopatët dhe sadistët preferojnë ushqimin e hidhur.

  1. Nuk duhet përjashtuar që janë kriminelë

Edhe pse nuk është gjithmonë kështu, psikopatët shpesh kanë një sjellje asociale, dhe përqindja e kriminelëve në mesin e psikopatëve është më i lartë se më mes njerëzve “normal”. Disa ekipe shkencëtarësh kanë vlerësime të ndryshme për mundësinë e sjelljes kriminale në mesin e psikopatëve.

Ndërsa është e vërtetë që këto pesë shenja nuk janë një udhërrëfyes i pagabueshëm për të zbuluar psikopatët, ndoshta ia vlen t’i keni parasysh nëse duhet të kini kujdes me personin me të cilin keni të bëni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button