ParlamentarePolitika

Sherr për diplomacinë, Islami e Bumçi sulmojnë Bushatin

Ashtu siç ndodhi dhe pak ditë më parë, sërish deputetët e opozitës janë bërë protagonistë me fjalorin e tyre në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Këtë herë debati dhe fjalori jo etik është zhvendosur në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku po diskutohej projekt-buxheti dhe i pranishëm ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. I pari që ka replikuar ashpër me ministrin Bushati ka qenë deputeti Islami.

“Ti nuk duhet të jesh fare ministër. Rrugaç!”.

Në të njëjtën gjatësi vale, madje dhe me ofendime edhe më të rëndë ishte dhe deputeti Aldo Bumçi.

“Ministër i Jashtëm, mashtrues dhe gënjeshtar. A ka më turp? Ministria e Jashtme ka arritur në këto nivele nga ty. Njeri i skandale jashtë Shqipërisë”.

Ky i fundit e akuzoi Ministrinë e Jashtme se ka ngrirë marrëdhëniet me Greqinë dhe ka tensionuar ato me Kosovën. Por e menjëhershme ishte dhe përgjigja e Bushatit.

“Çfarë do të thotë marrëdhënie të shkrira? Do të thotë atë që bëtë ju me marrëveshjen e detit, do të thotë ajo që bëtë ju me varrezat, i latë toponimet dhe shqiptarët në mes të rrugës? Kjo është marrëdhënie e shkrirë? Nëse kjo është një marrëdhënie shkrirë, ne nuk e pranojmë këtë marrëdhënie të shkrirë dhe ne e kemi vendosur këtë marrëdhënie mbi një tjetër shinë. Vini këtu dhe i referoheni në raport me Kosovën dhe keqcitoni kolegun tim edhe pasi ai ka dalë në Top Story, ku ka dhënë të gjitha argumentet. E keqcitoni edhe pasi dha sqarime në promovimin e librit të tij. Nuk e kuptoj se çfarë keni bërë ju në këtë drejtim”, tha ministri Bushati.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes kryetarja e Komisionit, Arta Dade në një deklaratë për mediat, dënoi ashpër gjuhën e përdorur nga dy deputetët, të cilët kanë qenë dhe ministra të Jashtëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button