Home / Kronika / Mbetjet, Dhoma e Tregtisë: Miratoni ligjin, ndryshe protesta

Mbetjet, Dhoma e Tregtisë: Miratoni ligjin, ndryshe protesta

Arben Shkodra, nënkryetar i Unionit të Dhomave të Tregëtisë, ka shprehur keqardhje që rishqyrtimi i ligjit të mbetjeve është hequr nga axhenda e seancës së sotme parlamentare.
“Nuk është caktuar një datë. Pas raportit të ardhur nga Komisioni Europian, çdo vonesë është e panevojshme dhe e dëmshme për procesin dhe për kauzën e mjedisit të pastër për Shqipërinë”, ka deklaruar Shkodra.
Ai i ka bërë thirje politikës që t’i japë fund debatit shterp në kurriz të sipërmarrjes dhe të angazhohen për miratimin.
“Në të kundërt do përshkallëzojmë portestën, me pezullim aktiviteti në shkallë kombëtare dhe‎ protesta të punonjësve në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Shkodra.
Ndërkohë, lidhur me ligjin në fjalë ka folur jashtë Kuvendit edhe nismëtari i tij, deputeti Eduard Shalsi. “Qytetarët meritojnë debate serioze për çështjen e mbetjeve. Në duhet të përqendrohemi tek pastrimi i Shqipërisë”, ka thënë Shalsi.
Ai ka theksuar se, nuk mund të ketë politizim kur bëhet fjalë për çështje të pastra teknike. “Nëse duam një Shqipëri të pastër, debati duhet të jetë teknik dhe jo spekulativ”, ka theksuar Shalsi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: