Home / Ekonomia / Paraja e paligjshme, ekspertët: Ekonomia nuk është ndikuar

Paraja e paligjshme, ekspertët: Ekonomia nuk është ndikuar

Elvin Meka, profesor i Financës, mendon se zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme nuk sinjalizojnë një rritje të parasë së jashtëligjshme në ekonomi.
Është lehtësisht e kuptueshme që nuk kemi një zhvillim dramatik, ose një përmirësim të tregtisë në pasuritë e paluajtshme. Pra, nuk kemi një rritje të shitjeve të apartamenteve, gjë që është treguesi më i mirë se këto para nuk po e gjejnë këtë rrugë”, thotë Meka.
Por a mund të jetë dobësimi i euros ndaj lekut një sinjal se në ekonomi po hyjnë flukse të mëdha valute nga trafiku i drogës? Meka mendon se jo, pasi sipas tij, paratë e trafiqeve nuk këmbëhen në tregun valutor, por investohen sërish në euro.
“Deri më sot janë raste shumë të rralla kur pasuri të caktuara në vlerë të madhe blihen në lekë. Gjë që do të ushtronte presion zbritës në kurriz të euros”, thotë Meka.
Por Hekuran Vladi, ish-drejtor i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara thotë se efektet e rritjes së parasë të jashtëligjshme në ekonominë shqiptare sapo kanë filluar.
“Ne për momentin jemi në pjesën kur paraja kriminale po mblidhet, sepse sasia kryesore e hashashit nuk ka shkuar akoma në treg”, thotë Vladi.
Sipas tij, efektet më të mëdha nga këto flukse pritet të vijnë në të ardhmen dhe do të prekin pikërisht tregun e imobiliareve.
“Eksponentët kriminalë kanë ciklin e vetë të përdorimit të parasë dhe një pjesë e madhe e këtyre shumave do shkojë në ngurtësimin e tyre në apartamente, lokale apo blerje tokash”, nënvizon Vladi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.