Kronika

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, Klosi, grave: Mos heshtni

Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Blendi Klosi ka lancuar sot fushatën sensiblizuese “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Ai tha se kjo është një mesazh për një familje sa më të shëndoshë.

“Ne sot duam të rrisim besimin, duam që mekanizmin e mbrojtjes së çdo shfaqje të dhunës ta bëjmë zgjidhje. Fushata që do të lançojmë sot është thjesht “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. I bëjmë ftesë publike çdo nëne, gruaje që  të zgjedhë të jetojë pa dhunë. Kjo do të jetë një apel, një mesazh për një familje të shëndoshe dhe një shoqërie më të drejtë”, tha Klosi.

Ministri bëri apel që të bëhen sa më shumë denoncime të dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.

“Të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë. Mos heshtni, ngrini zërin, tregoni një rast, ndihmoni këto që  di një rast dhe ai rast mund të bëhet një skenar për fuqizimin e rolit të gruas. Familja është shumë e vlefshme për tu dëmtuar, gruaja dhe fëmija janë të shtrenjtë për tu dhunuar. Ndaj ne zgjedhim të jetojmë pa dhunë. Të bëhemi bashkë për të jetuar në një shoqëri pa dhunë”, theksoi ai.

Related Articles

Nje koment

  1. Persendeti djalo po te therres se me ka marre malli per ate shtepi te gjyshit Murat sa babait tuajPellmb sa nenen tuaj,zanje qe nukdi mos ka rdhur gje ne Toronto te vajza Vjosa? te me mari ne telefoni tone familiar ehte 4163869830 Lindita cupa jone . me konsiderta dhe suksese ne punen tuaj fisnike,djale i Mbare. Natasha e dhimiter Xhoga.(Moe na ke harrua; vella i Stavri Mihalit karshi pallatit tuaj me Simonin e ladin djale. me fal se po ju shkruaj ne gazete per kete ceshtie personale.
    Stafit te Gazetes dikurshme live pershendtie te vecnta. Dhe kur do ta Botoni…
    Me rrespekt familiar
    Dhimiter Xhoga Toronto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button