Home / Rajoni / Sofja nuk pranon deklaratat e presidentit turk Erdogan për revizion të kufijve

Sofja nuk pranon deklaratat e presidentit turk Erdogan për revizion të kufijve

Ministri i jashtëm në dorëheqje Daniell Mitov i bëri apel presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan të rregullojë shtetin e vet dhe shtoi, se Sofja nuk pranon deklaratat e tij për rishikimin e kufijve të sotme. Sipas ministrit, rihapja e radhës e temës për revizion të Traktatit nga Llozana është tepër shqetësuese. Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me kufirin bullgar, por në botën e sotme hapja e çështjes për kufijtë si një temë për diskutim dhe për revizion është e palejueshme. Kjo për shkak se deklaratat revizioniste gjeopolitike mund të provokojnë luftëra, të cilat nuk janë të dëshirueshme për asnjerin, komentoi zoti Mitov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: