Home / Europa / Partia e Merkel kundër hapjes së negociatave

Partia e Merkel kundër hapjes së negociatave

Një lajm jo i mirë me sa duket për Shqipërinë vjen nga Gjermania.

Deputeti i Bundestag-ut Gjerman Gunther Krichbaum ka ardhur sot nga Berlini në Tiranë ku do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të ketë një konferencë për shtyp rreth orës 16:00 në Hotel Rogner.

Krichbaum është kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet e EU-së pranë Bundestag-ut Gjerman.

Ky komision është përgjegjës për çështjet themelore të integrimit evropian, temat institucionale dhe çështjet e zgjerimit si dhe zotëron kompetenca të veçanta për këto.

Burime për BalkanWeb bënë të ditur se në takimin me shtypin, se Krichbaum do të japë një mesazh shumë të fortë në emër të grupit parlamentar të CDU/CSU të Angela Merkel në lidhje me pritshmëritë që duhet të përmbushë Shqipëria pikërisht 4 ditë përpara vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Berlin.

Krichbaum do të flasë për 7 kushte të cilat Shqipëria nuk i ka përmbushur për çeljen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, çka mund të sjellë votë kundër të Gjermanisë për hapjen e negeciatave që pritet të hapeshin në dhjetor.

Bëhet fjalë për 7 pritshmëri që ka grupi parlamentar i CDU/CSU, ndaj Shqipërisë, të cilat do të mundësonin çeljen e negociatave dhe që nuk janë përmbushur, shkruan Balkanweb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.