Home / Bota / Presidenti i PE-së Martin Schulz jep dorëheqjen. A do të masë forcat me Merkelin në 2017?

Presidenti i PE-së Martin Schulz jep dorëheqjen. A do të masë forcat me Merkelin në 2017?

Presidenti i Parlamentit Evropian (BE) Martin Schulz ka njoftuar të enjten se do të tërhiqet nga posti i tij në politikbërjen evropiane për t’u përkushtuar në atë gjermane, ku pritet të jetë oponenti kryesor politik i kancelares gjermane Angela Merkel.

Në një konferencë për mediat sot në Bruksel, Schultz tha se nuk do të rinivojë postin e presidentit në janar të 2017-ës.

Socialisti i partisë SPD, Martin Schulz i cili për herë të parë do të masë forcat me Merkelin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm bëri një deklaratë e cila ka kohë që paralajmërohet.

Schulz mban poztin e Presidentit që nga viti 2012, ndërsa partia të cilës i takon në Gjermani, ajo e SPD-së është partnere e partisë së Merkelit, por ka refuzuar të komentojë nëse vallë do të sfidojë Merkelin për postin e Kancelarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.