Home / Parlamentare / “Jepja fjalën Berishës, të tjerët spostoji”, zbulohet sms e Tabakut për Leskajn

“Jepja fjalën Berishës, të tjerët spostoji”, zbulohet sms e Tabakut për Leskajn

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse nuk është kryetari i grupit parlamentar, ai flet sa për të gjithë deputetët demokratë së bashku.

Ai ka gjithnjë përparësi ndaj deputëtëve demokratë.

Sot u zbulua edhe skema, pasi Valentina Leskaj, e cila drejton seancën, lexoi një sms të Jorida Tabakut.

Debati në seancë

Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tijm zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.

Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.

Tabaku: Po.

Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.

Tabaku: Po.

Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e sms-së) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut) sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?

Të qeshura në sallë

Leave a Reply

Your email address will not be published.