Maqedonia

PSP-ja kërkon leje për kontrollim të operatorëve të telekomunikacionit në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar nga Gjykata themelore Shkupi 1 një urdhër për kontrollë në njërin nga operatorët e telekomunikacionit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa është përë për të kontrolluar sistemet kompjuterike dhe të dhënat. Megjithatë kjo kërkesë është refuzuar, me arsyetimin kërkesa është e paqartë dhe se nuk përmban të dhëna të sakta për kompaninë, adresën, përshkrimin e kontrollit dhe të sektorit që duhet kontrolluar.

Refuzimi i PSP-së ka marrë edhe mbështetjen e Gjykatës penale, e cila është në të mirë të Gjykatës themelore Shkupi 1.

Megjithatë PSP-ja sqaron se kërkesa e tyre i përmban informacionet e duhura. Njiherit, PSP-ja u ka dërguar edhe një kërkesë operatorëve të telekomunikacionit për sigurimin e të dhënave të nevojshme për vazhdimin e hetimeve rreth përgjimeve të paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button