Maqedonia

Hoxha: E mbështesim punën e PSP-së

Kryetari i Odës Ekonomike Veriperendimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha ka thënë se janë mbështetësit kryesor të punës së Prokurorisë Speciale Publike në punën e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve rreth lëndës ”Shënjestra” të hapur nga PSP ku thuhet se shteti ka përgjuar politikanë, gazetarë dhe biznesmenë, Hoxha është përgjigjur ”E mbështesim punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe për këtë ne e kemi thënë edhe më herët. Nuk kemi ndonjë informacion shtesë për atë se a është përgjuar ndonjë biznesmenë, pjesë e OEMVP-së por në përgjithësi e mbështesim punën e kësaj Prokurorie. Puna e PSP-së lidhet me punën e paligjshme të bizneseve dhe e vërteta duhet të del në pah.” tha Hoxha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button