Home / Parlamentare / VIDEO: Sherri me Berishën, Dogjani tenton të godasë Ballën, Imami e kap prej xhakete

VIDEO: Sherri me Berishën, Dogjani tenton të godasë Ballën, Imami e kap prej xhakete

Një tjetër incident është shënuar sot në Parlament.

Pasi ish-kryeministri Sali Berisha replikoi ashpër me deputetin Taulant Balla, deputeti demokrat Asllan Dogjani duket se është prekur nga të sharat për Berishën.

Ai ka replikuar nga vendi me Ballën, duke iu drejtuar me fjalët “legen” si dhe ka tentuar të çohet nga vendi dhe të shkojë drejt kolegut socialist për t’u konfrontuar fizikisht me të.

Por deputeti demokrat Arben Imami e ka tërhequr prej xhakete për ta ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.