roze

Filmi vizatimor “Moana” pritet të mbledhë 85 mln dollarë

Është risia më e fundit e Disney-t dhe në frymën e festës së Falenderimeve këtë fundjave, pritet t’i mbushë plot kinematë amerikane.

Filmi vizatimor “Moana”, me zërin e Dëayne ‘The Rock’ Johnson mbi figurën e gjysmë-zotit Maui dhe këngë të krijuara nga Lin-Manuel Miranda, i nisi me këmbë të mbarë pushimet pesë ditore të amerikanëve. 2,6 milionë dollarë janë siguruar nga biletat e shitura deri tani e në fund të ditëve festive, paratë e grumbulluara në këtë mënyrë duhet të kapin shifrën e 85 milionë dollarëve.

Ai që shumë e shohin si momentin më intrigues tek historia e Moanes është zbulimi se uji në vendin ku qëndron fisi i saj nis të shterojë dhe toka, dikur pjellore, nuk prodhon më.

Kjo konsiderohet si një metaforë për vetë Hollivudin që vazhdon ta kërkojë frymëzimin tek të njëjtat territore të lodhura e i rikthehet vazhdimisht tematikave të eksploruara tashmë. Rrëfenja e Moanes vjen dhe ajo në një terren mjaft familjar: përpjekje të fokusuara në një qëllim të cilat çojnë pastaj drejt zbulimit të identitetit janë linja standarde për Disney-n.

Edhe pse zyrtarisht nuk është muzikal, filmi i ri vizatimor ka një prirje aq të fortë melodike sa konstaton dhe me krijime të tjera të kompanisë së famshme, të cilat janë të mbushura me këngë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button