Home / Te ndryshme / Zhdukni çdo gjurmë tuajën nga interneti me një klikim të vetëm

Zhdukni çdo gjurmë tuajën nga interneti me një klikim të vetëm

Sulmet e shumta të hakerave ndaj rrjeteve sociale, aksesi i uebfaqeve të ndryshme të cilat tashme mund t’i keni harruar se ekzistojnë, ka bërë që në internet të gjenden informacione të shumta personale rreth jush.

Nga adresat te numri i telefonit, të gjitha këto informacione tuajat mund të keqpërdoren nga persona të ndryshëm, raporton newsbomb.al.

Por një grup programuesish nga Suedia kanë ndërtuar një uebfaqe që ju vjen në ndihmë për të zhdukur çdo informacion tuajin personal nga motorrët e kërkimit vetëm me një klikim.

Deseat.me është  faqja që fshin prezencën tuaj nga interneti. Ajo ju mundëson të logoheni me llogarinë tuaj në Google dhe më pas të zgjidhni çdo informacion që doni të fshini nga faqet e tjera, shkruan newsbomb.al.

Për momentin Deseat.me është e limituar në fshirjen e informacionit ku jeni loguar me llogarinë e Google.com por pritet që shumë shpejt të suportojë edhe ato të Hotmail dhe Yahoo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.