Te ndryshme

Shkencëtarët e konfirmojnë: Kemi hapur varrin e Jezu Krishtit

Shkencëtarët u lejuan që të hapin për herë të parë që prej vitit 1555 vendin ku besohet se është varrosur Jezu Krisht pas kryqëzimit të tij.

Në brendësi, grupi i historianëve dhe arkeologëve kanë gjetur pllakën e gurtë ku mendohet se është vendosur trupi i pajetë i tij e që besimtarët e krishterë besojnë se u ringjall.

Varri ndodhet në pjesën e vjetër të Jerusalemit në atë që njihet si “Kisha e Varrit të Shenjtë”. Shkencëtarëve iu dha 60 orë kohë që të hulumtonin në brendësi të varrit dhe kishës dhe në fund ata thonë se kanë mundur të provojnë se është pikërisht ky vendi ku u varros Jezu Krishti pas kryqëzimit.

Nëse zbulimi do të konfirmohet plotësisht, atëherë ai do t’i japë fund debatit në lidhje me varrin e profetit.

Varri u mbyll sërish pas 60 orëve dhe për t’u rihapur sërish ndoshta pas qindra viteve. Në këtë studim, Vatikani, Kisha Ortodokse Greke dhe ajo Armene grumbulluan 3.2 milionë euro për financimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button