PolitikaPresidenciale

Nishani letër deputetëve: Buxheti i Mbrojtjes në shkelje me ligjin

Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar me një letër  kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetëve të Kuvendit në lidhje me buxhetin për vitin 2017 në sektorin e mbrojtjes për të cilin shpreh rezerva.

“Draft-buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, e gjej në shkelje të ligjeve mbi Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura, objektivave strategjike kombëtare të përcaktuara në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në Strategjinë Ushtarake”,  thekson Presidenti.

Kreu i Shtetit nënvizon me shqetësim konstatimin se buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai thotë se Buxheti nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku bëjmë pjesë.

Kreu i Forcave të Armatosura kërkon që minsitria e Mbrojtjes të argumentojë shtimin e konsideureshëm të personelit.

Presidenti kërkon që këto shqetësime të adresohen në mënyrë konsensuale dhe do të reflektohen, duke e rritur jo më pak se 1 % të PBB-së buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, për të përmbushur arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, për t’iu përafruar sa më shumë të mundemi detyrimeve të përcaktuara në dokumentat strategjikë të miratuara nga Kuvendi, si edhe për të vijuar të ndërtojmë marrdhënie serioze partneriteti me NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button