Home / Kosova / Haraqija i kërkon Isës koalicion me PDK-në

Haraqija i kërkon Isës koalicion me PDK-në

haraqija-i-k-euml-rkon-is-euml-s-koalicion-me-pdk-n-euml_hdIsh ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së dhe një nga themeluesit e Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Astrit Haraqija, i kërkon Isa Mustafës koalicion me PDK-në ose largim të tij nga posti i të parit të kësaj partie. “Pavarësisht deklaratave refuzuese se kurrë me PDK-në, është më mirë që të negociohet edhe 100 ditë me PDK po të ketë nevojë dhe të arrihet një

Haraqija thotë se filozofia rugoviste në prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizimin dhe respektin për institucionet e shtetit.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Astrit Haraqisë në Facebook:

“z.Mustafa , qe kjo eshte rruga e dyte…..
Rugovizmi nje prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizmin dhe respektin per institucionet e shtetit. Eshte e habitshme se si zyrtar te larte te LDK-se, tentojne qe te anashkalojne vendimet e Gjykates Kushtetuese duke provuar me cdo kusht jetesimin e endrrave te LAN-it.

Dua t’ju rikujtoj se vet presidenti Rugova per respekt ndaj Kornizes Kushtetutes , gjate procedures te perzgjedhjes se tij si president, kishte dhene doreheqje nga kreu i LDK-se. LDK-ja nuk guxon qe te bie pre e interesave te nje apo dy individeve, qe per lakmine ne poste te larta shtetetore, jo vetem qe po e shkaterrojne nga brenda LDK-ne por po e rrezikojne shkaterrimin e institucioneve te shtetit.

Per me shume, eshte koha e fundit qe LDK-ja te mos vazhdoj te leshoj pe, duke emeruar kryeministra te cilet as perafersisht nuk i kane votat per t’i emeruar ne kete post, edhe mos te harrojmë se ne kohen e Presidentit RUGOVA , LDK ja ka pasur 47 deputet dhe ju z.Mustafa keni rezultat krejt tjeter me PRESDENTIN , por te marr vet timonin e shtetit.

LDK-ja dy here si parti me e madhe ne ate kohe, ka pranuar kryeministra nga partite tjera dhe njehere si parti e dyte, kryeminister nga rradhet e PDK-se. Ne situaten e krijuar, LDK-ja e ka per detyre ndaj votesve te vet dhe qytetareve te Kosoves qe te marr drejtimin e shtetit, duke kerkuar postin e kryeministrit, qofte brenda bllokut, qofte ne negociata me PDK-ne.

Marreveshja e ngutshme me bllokun nuk mund te jete me “e shenjte” se ardhmeria e LDK-se dhe e shtetit te Kosoves.

Pavaresisht deklaratave refuzuese se kurre me PDK-ne, eshte me mire qe te negociohet edhe 100 dite me PDK po te kete nevoje dhe te arrihet nje marreveshje me LDK-ne ne udheheqje te shtetit, se sa qofte edhe nje dite te negociohet me Listen Srpska e cila detyre primare e ka shkaterrimin e shtetit tone nga brenda.

Dhe te kerkoj publikishte o merre pergjegjesi ose lesho rruge se ka mjafte njerze brenda LDK se , qe e kryjine kete detyre. Me sinqeritet Astrit Haraqija”, (sic), ka shkruar Haraqija në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published.