Politika

Meta takon Presidentin e FES në Berlin Kurt Beck

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Fondacionit Friedrich Ebert (FES), Kurt Beck, të cilit i shprehu mirënjohjen për punën dhe mbështetjen e ofruar në zhvillimet sociale dhe politike në Shqipëri.

Meta u shpreh se: “LSI e vlerëson bashkëpunimin me FES sepse vlerat e Evropës së Bashkuar janë në thelb vlera të social-demokracisë, të lirisë, barazisë sociale dhe të solidaritetit”.

Beck vlerësoi vizitën e delegacionit të LSI-së në Berlin si një hap të rëndësishëm më tej në bashkëpunimin e ngushtë dhe e siguroi Metën se FES qëndron i gatshme të ofrojë ekspertizën e tij politike në mbështetje të avancimit të vlerave social-demokrate dhe të mirëqeverisjes në Shqipëri.

Duke biseduar për përgatitjen e të rinjve shqiptar në tregun gjithnjë e më dinamik të punës, Meta dhe Beck, ranë dakord që të intensifikohen programet konkrete që çojnë përpara formimin profesional të të rinjve, të cilët kanë nevojë për më tepër aftësi bashkëkohore dhe ‘know-how’ për të qenë më të konkurrueshëm.

Meta nënvizoi se: “LSI i kushton shumë vëmendje fuqizimit të të rinjve në shoqërinë shqiptare si dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrjen qendrore dhe lokale në Shqipëri”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button