roze

Rita i del në mbrojtje Justin Bieber

Justin Bieber vazhdon të rrisë reputacionin e tij si një këngëtar që nuk kujdeset shumë për fansat e tij, sidomos pasi gjakosi një fans në Barcelonë, duke e goditur me grusht.

Por Rita Ora nuk mendon kështu dhe ka dalë në mbrojtje të Justin Bieber. Këngëtarja ka thënë se nuk është normale që dikush të të prekë fytyrën, dhe instinktivisht çdo njeri do të vetëmbrohej, ashtu siç Bieber bëri.

“Kam përjetuar vetë momente tmerri. Në disa raste, fansat e tejkalojnë vijën e sigurisë dhe për një moment bëhet gjithçka shumë e frikshme. Mendoj se reagimi i Justin ishte shumë natyral, të gjithë do të vepronin njëjtë”, tha Ora.

Ditë më parë, një fansi u përpoq të prekte Bieber ndërsa makina po ecte me ngadalë, por 22-vjeçari reagoi ashpër duke e goditur në fytyrë. Më pas, fansi shihet duke prekur gojën dhe duke i treguar kamerës buzën e përgjakur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button