Home / Kosova / Gjilan, dy të arrestuar për mbi 23 kilogramë marijuanë

Gjilan, dy të arrestuar për mbi 23 kilogramë marijuanë

PK-1Në një operacion në rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar i substancave narkotike dhe psikoktropike”.

Gjatë operacionit është ndalur vetura Audi 80 me targa të Serbisë, ku gjatë kontrollit në bagazh janë gjetur 21 paketime me substancë narkotike e llojit marijuane me peshë 23 kilogramë e 485.2  gramë.

Policia njoftoi sot se, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe vetura, 300 euro, 17.090  dinarë (para e Serbisë) dhe 2 telefona mobilë.

Te gjitha veprimet policore në këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent dhe të dyshuarit janë ndalur në mbajtje  për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: