Home / Qeveritare / Rama: Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht

Rama: Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht

Edi-Rama-Universiteti-ndertimi-pa-leje-466x350Kryeministri Edi Rama ka reaguar në faqen e tij Facebook për ndërtimët pa leje dhe të legalizuara në mënyrë abuzive në hapesirat publike që kanë uzurpuar Universitetin e Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”.

“Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2014”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohe, Policia e Shtetit vazhdon operacionin për goditjen e ndërtimeve pa leje dhe në harkun kohorë prej 5 ditësh, nga punonjësit e policisë në të gjithë vendin janë evidentuar 313 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 315 persona. Për 28 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 278 prej tyre janë proçeduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.